Kartelë e Zbritjës “Home Card”

: në stok

Çmimi i rregullt €9,90

QUESTIONS & ANSWERS

Have a Question?

Be the first to ask a question about this.

Ask a Question
Home Card është programi ynë I besnikërisë, i krijuar për të frymëzuar lumturi dhe kënaqësi me çdo blerje.Programi Home Card ju mundëson avantazhe të mahnitshme dhe përfitime si: pikë, status në program, promocione dhe shërbime të tjera.

ANËTARËSIA
Në këtë program besnikërie mund të marrë pjesë çdo individ mbi moshën 18 vjeç.
Anëtarësimi në programin e besnikërisë “Home Card” bëhet në të gjitha pikat e shitjes së SIVEGETA, duke plotësuar një kërkesë për anëtarësim si dhe deklaratën e pëlqimit për të përdorur të dhënat personale dhe pastaj bëhet lëshimi i kartelës “Home Card”. Duke u bashkuar me programin ju do të merrni kartelën Home Card, e cila është mjeti juaj i identifikimit për programin.

GRUMBULLIMI DHE VLERËSIMI I PIKËVE
Mjafton që anëtarët të prezantojnë kartelën gjatë blerjes dhe të grumbullojnë pikë për çdo blerje
Anëtarët e programit, fitojnë të drejtën për të marrë 1 pikë për çdo 1 euro të shpenzuar në pikat e shitjes të SIVEGETA SH.P.K bazuar në blerjen e produkteve që kualifikohen për marrjen e pikëve. Pikët do të regjistrohen në llogarinë e anëtarit të programit në datën e blerjes së produktit/eve dhe do të konsiderohen të vlefshme në ditën e 16-të nga data e transaksionit të blerjes.

Për çdo 100 pikë të vlefshme të fituara nga çdo anëtarë i programit të besnikërisë “Home Card” anëtari do të përfitojë një kupon në vlerë prej 5 euro, ky kupon do të mund të përdoret si një zbritje mbi çmimin e shitjes me pakicë për çdo produkt në secilën pikë të shitjes së SIVEGETA.
Vlefshmëria e kuponit është deri në 180 ditë nga data e lëshimit. .

INFORMACIONI
Informacionin për vaucherat e lëshuar dhe periudhën e vlefshmërisë së tyre anëtarët e programit e marrin nëpëmjet e-mailit ose me SMS në numrit e telefonit celular të shënuar në aplikimin për anëtarësim në program.

HUMBJA E KARTELËS
Nëse ju e humbisni ose ju është vjedhur kartela Home Card, ju lutem menjëherë të raportoni në njërin nga dyqanet e SIVEGETA .Me kërkesën tuajën stafi do të nxjerrë një kartelë të re që do të trashëgojnë të gjitha të drejtat e fituara në këtë program.
Në rast të prodhimit të kartelës së re ju do të duhet të paguani një tarifë të caktuar (5€).

Ju faleminderit që jeni pjesë e jona!

Porosia juaj duhet të kaloj shumën prej 10.00€ në menyrë që transporti të jetë falas.

Porosia arrinë në adresën tuaj brenda 24/48 orë pune.

Për çdo ndërrim ose kthim të produktit posta duhet të paguhet ekstra 2.00€