Kthmimet dhe ndërrimet e produktit
Politika e kthimeve
Ne synojmë të ofrojmë produktet më cilësore në treg dhe të jemi partnerët më të besueshëm ndaj klientëve. Shpresojmë që ju gjithmonë të ndaheni të kënaqur me produktet tona por ne gjithashtu kuptojmë se ka raste që mund t'ju duhet të ktheni ndonjë produkt.
Nëse do t'ju duhet të ktheni ndonjë produkt, ju lutemi shikoni informacionet e mëposhtme:
- Ju mund ta ktheni produktin e blerë për çfarëdo arsye.
- Kthimet duhet të bëhen brenda 14 ditëve nga data e faturimit.
- Produkti i kthyer duhet të jetë në gjendjen e tij origjinale, i pahapur dhe i papërdorur.
- Kthimi i produktit bëhet vetëm në Sivegeta Shop – Fush Kosove. Adresa: Hajrullah Zymi.
- Produkti mund të kthehet vetëm me faturën e blerjes ose kuponin fiskal dhe gjithmonë duke u bazuar në vlerën e tyre.
- Nëse ju paguani me para në dorë (Cash), të gjitha mjetet do të rimbursohen në të njejtën mënyrë dhe menjëherë.
- Në rastet kur ju paguani me kartelë bankare, të gjitha mjetet do të rimbursohen në kartelën e kreditit që e keni përdorur gjatë blerjes. Kthimi i mjeteve do të procesohet brenda 14 ditëve nga data e pranimit të produktit të kthyer.
- Në rastet kur produkti që keni blerë del në zbritje brenda 14 ditëve nga data e faturimit, atëherë ne jemi të obliguar t’ju kompensojmë shumën e diferencës së çmimit apo t’ju japim ndonjë kupon ose Gift Card (sipas përzgjedhjes suaj).
- Ne nuk e rimbursojmë koston e transportit me kthimin e produktit përveç nëse kthimi i produktit bëhet për arsye të ndonjë gabimi potencial nga ana e Sivegeta Shop.
- Nëse kthimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë ne nuk marrim përgjegjësi për ndonjë humbje/dëmtim eventual të produktit nga ana e kompanisë postare. Gjithashtu, ne nuk e bëjmë rimbursimin e mjeteve para se të pranojmë produktin e kthyer.
- Kur kthimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë jeni të obliguar ta paguani shërbimin e postës, në të kundërtën, produkti i kthyer nuk do të pranohet nga Sivegeta Shop.